Sekretet do ia tregonit burrit, gruas apo nënës, babait ishte tema e diskutuar këtë të martë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Një nga telefonuesit e emisionit ka habitur me përgjigjen e tij duke thënë se edhe pse ishte i martuar e me dy fëmijë gruas nuk i besonte e për të ishte më mirë t’i besonte një shoku të ngushtë se sa asaj. 

Aldo: Ti ke qenë i martuar, je i martuar?

Telefonuesi: Jam i martuar me dy kalamaj, por prap nuk i besoj.

Aldo: Po çe di atë grua kur nuk e beson?

Telefonuesi: Po ajo të rri në punë të vetë unë në punë time. Po pata ndonjë sekret më mirë ia tregoj një shoku të ngushtë se sa gruas.

Aldo: Mesa po kuptoj unë martesa juaj është shumë e lumtur.

Telefonuesi: Është shumë e lumtur ama sekreti i fundit nuk tregohet. Ky është mendimi im./tvklan.al