Fotografitë e fundit të Justin Timberlake kanë habitur së tepërmi fansat dhe janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë. 

Në fotot e publikuara, Timberlake shihet në shoqërinë e Alisha Wainwright në një bar në New Orleans.

Mendohet se ishin duke bërë një pushim nga xhirimet e filmit më të fundit, ku ata luajnë rolin e një çifti të dashuruar.  

Fillimisht është Alishe që shihet teksa vendos dorën e saj tek gjuri i Timberlake. Më pas, ata kapen dorë për dore dhe shihet se Justin nuk e ka unazën e martesës.  

Një veprim i tillë nuk i ka pëlqyer aspak fansave sepse kujtojmë se Timberlake është i martuar prej 7 vitesh me Jessica Biel dhe kanë një djalë së bashku. /tvklan.al