Kapiteni Sir Tom Moore, që njihet si heroi i Britanisë së Madhe, ka ndërruar jetë sot nga Covid-19. Moore sapo kishte mbushur 100 vjeç, por Covid nuk e la të jetonte më gjatë.

Vetëm pak kohë më parë ai u bë pjesë e një fushate për të mbledhur para për të ndihmuar pacientët me koronavirus, por ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe ndërroi jetë në spital.

Vajza e tij, Hannah Ingram-Moore, e cila dha lajmin për vdekjen deklaroi se ai ishte trajtuar për pneumoni gjatë javëve të fundit, por një javë më parë u konfirmua pozitiv.

Moore është një nga veteranët e Luftës së Dytë Botërore dhe në Britaninë e Madhe ai konsiderohej si hero. Në 100-vjetorin e tij të lindjes edhe pse në një moshë shumë të thyer dhe me probleme shëndetësore bëri 100 hapa në kopshtin e tij.

Pas konfirmimit të lajmit se kapiteni 100-vjeçar ka ndërruar jetë të shumta kanë qenë reagime. Ministri i Shëndetësisë, Kryeministri, si dhe Familja Mbretërore kanë ngushëlluar familjen për këtë humbje./tvklan.al