Në mbarë botën 2500 meshkuj preken çdo vit nga kanceri i gjirit. Një prej të mbijetuarve ka rrëfyer vuajtjet që ka kaluar dhe apelon të gjithë meshkujt që nëse kanë simptoma. 

“Unë jam një i mbijetuar nga kanceri i gjirit”.

Mund të duken fjalë të cuditshme kur i dëgjon nga një mashkull.  Edhe vetë Darrel Skags pohon të njëjtën gjë teksa tregon historinë e tij me këtë sëmundje

 “Nuk e mendoja kurrë që unë do të isha i prekur nga kanceri i gjirit, pasi prek më shumë femrat. Por ja që ndodhi, dhe këtë duhet ta dinë të gjithë”.

Në të vërtetë ky lloj kanceri prek cdo vit rreth 2500 meshkuj në gjithë botën, edhe pse është më i përhapur në gjininë tjetër. Skags ëshët diagnostikuar që në vitin 2008 dhe pas operacioneve të shumta arriti t’ia dalë mbanë me sëmundjen. Për këtë arsye ai ëshët kthyer në mbështetje dhe motivim edhe për perosnat e tjerë që kanë pasur të njëtin fat me të.

“Nëse dikush ka nevojë për mua dhe fjalët e mia, unë jam aty për t’i dëgjuar dhe ndihmuar. Prandaj do doja t’u thoja të gjithëve që nëse keni edhe simptomën më të vogël në gjoks, mos hezitoni kurrë t’i drejtoheni mjekut specialist për të marrë ndihmën e nevojshme”.

Tashmë pas një lufte të gjatë  me kancerin, dy operacione dhe disa seance kimio-terapie Darell e gjen motivin e tij për të jetuar tek natyra, shëtitjet e gjata në park dhe argëtimi me nipërit e tij. Ai falenderon Zotin dhe thotë se shpreson që historia e tij të frymëzojë edhe meshkuj të tjerë që përballen me këtë sëmundje.

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Megi Fagu