I mer 11 mijë Euro emigrantit, avokati: “Nuk rri unë për të të sqaruar ty”



I mer 11 mijë Euro emigrantit, avokati: “Nuk rri unë për të të sqaruar ty”

21:33 10/07/2019

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi denoncimin ndaj “Studio Ligjore Çunaj” në Vlorë. Një denoncuese anonime tregoi se ka një problem me avokaten Luljeta Çunaj.

Për njohjen e rastit të saj avokatja kërkoi 500 Euro, pastaj me premtimin se këtë çështje do ta zgjidhte kërkoi 8 mijë Euro. Pas dy javësh kërkoi edhe 6 mije Euro të tjera, domethënë 14 mijë Euro në total. Këto para iu dhanë në mirëbesim, me premtimin se do të ktheheshin nëse humbiste gjyqin.

3 muaj më pas denoncuesja zbuloi në internet se kishte humbur gjyqin, por avokatja nuk e kishte njoftuar. Zonjës iu premtuan paratë mbrapsht më 28 Qershor 2019, por iu kthyen vetëm 3 mijë Euro pa i sqaruar këta të fundit dhe pa bërë asnjë llogaritje.

Emisioni “Stop” komunikoi me vetë personin që ka bërë marrëveshjen me këtë studio ligjore, Pirro Zbogon, i cili nuk ndodhej më parë në Shqipëri dhe përfaqësohej nga familjarja e tij.

“Vajtëm në zyrë dhe i thamë çfarë të takon për punën që keni bërë dhe çfarë na takon ne që të marrim paratë. Luftar Çunaj më tha që puna i bënte 11 mijë Euro dhe juve ju takojnë t’ju kthejmë 3 mijë Euro”, rrëfeu denoncuesi.

Ai u përball me avokatët Çunaj, të cilët i mohuan të drejtën e informimit në lidhje me llogaritjen e parave.

Avokati Luftar Çunaj: Dokumentacionin e ke këtu! Në llogarinë tonë, del 3 mijë euro për të marrë.

Qytetari: Do m’i sqarosh pak, çfarë ke bërë?

Avokati Luftar Çunaj: More të lutem! Nuk rri unë për të të sqaruar ty tashi! Kjo është dosja ime.

Qytetari: Një nga një ore, cfarë pune ke bërë?

Avokati Luftar Çunaj: Nuk bëj debat fare me ty, kam këtë (Pirro Zbogon) të lutem!

Qytetari: Më trego punën!

Avokati Luftar Çunaj: Mos e zgjat fare!

Qytetari: Po çfarë ke bërë, more zotëri? Ma trego! Për çfarë jemi këtu neve? Llogaritë I bëke ti, si do ti?

Avokati Luftar Çunaj: Po e bëj unë, se unë e kam bërë punën.

Qytetari: Po çfarë pune ke bërë more?

Avokatja Luljeta Çunaj: Po tërhiqesh ti nga puna.

Qytetari: Më thuaj ti çfarë ke bërë, more vëlla?

Avokatja Luljeta Çunaj: Ule zërin ore, mos bërtit!

Avokati Luftar Çunaj: Ke ankesë? Shko ankohu tek “Dhoma e Avokatisë”.

Pirro Zbogo u shpreh se nuk e pranon këtë shumë qesharake dhe për ta çuar çështjen deri në fund iu drejtua Krimit Ekonomik./tvklan.al



Të ngjashme