Një automjet u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, në lagjen “10 Korriku”.

Burime zyrtare të policisë sqarojnë se makina Lançia u përfshi nga flakët në momenti që pronari i saj tentoi ta ndizte.

Ai njoftoi menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë, të cilët shkuan në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se mjeti është djegur për shkaqe aksidentale./tvklan.al