Dy peshkatarë mbetën në izoluar në një urë druri, pasi varkën e tyre e mori rrjedha e ujit. Peshkatarët të moshës 58 dhe 56 vjeç, të dy nga Shkodra kishin mbetur të izoluar në një urë druri në fshatin Rrjoll në Velipojë, që lidh lagunën e Vilunit me Rjollin.

Ata kishin shkuar me varkë për të peshkuar dhe kishin hipur në një urë druri të prishur. Por për shkak të baticës varka ishte larguar nga vendi dhe peshkatarët kishin mbetur të izoluar në urën e drurit.

Fatmirësisht, në ndihmë të tyre shkuan forcat e Policisë së Shkodrës e FNSH dhe rreth orës 23:50, ata u nxorën në breg pa probleme. Dy peshkatarët falenderuan policinë për ardhjen në ndihmë në kohë.

/tvklan.al