Kuçovë, denoncimi u bë nga nëna e 10 vjeçarit për shfrytëzim të djalit të saj

Shfaqja në live në Tiktok e një fëmije 10 vjeçar i ka kushtuar babait të tij dhe gjyshes. Këta të dy janë vënë në pranga nga policia. Uniformat blu arrestuan Natasha Rumbolan dhe djalin e saj Armando Kumaraku. 

Të dy personat janë denoncuar në polici nga nëna e të miturit për shfrytëzim të tij. Djali është shfaqur në video në rrjetin social bashkë me të atin dhe gjyshen duke përdorur ofendime dhe fjalë banale me qëllim  shtimin e audiencës dhe përfitimin e sa më shumë të ardhurave. 

Nënë e bir fillimisht u shpallën në kërkim e më pas u shoqëruan nga policia e Sarandës, qytet ku ata jetojnë dhe pas hetimeve të kryera u bë prangosja e tyre.

Klan News