Një aksident i rëndë u ka marrë jetën dy vëllezërve, vetëm 6 dhe 7 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku sipas raportimit të mediave të huaja, të vegjlit kishin marrë pa leje makinën e gjyshes së tyre, e për fat të keq përfunduan duke u përplasur me murin anësor të rrugës.

Mendohet në timon ka qenë 7-vjeçari, i cili ka ecur për disa kilometra me makinë.

Pas përplasjes makina ka shpërthyer në flakë, duke u marrë jetën në vend të dy vogëlushëve.  /tvklan.al