Një i ri është arrestuar nga policia nën akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga ka rënë  Leonard (Klaudjol) Buci, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mbajtje të armëve të ftohta.

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 17.09.2014, i ka marrë shtetasit B.Ç me anë të kanosjes shumën prej 10.000 eurove.

Gjykata për Krimet e Rënda ka caktur masën e sigurisë “Arrest me burg” në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.”/tvklan.al