Kujtim Koxha nuk është penduar për krimin e ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Shëlli të Matit. 51-vjeçari mësohet se nuk ka shprehur pendesë për krimin e kryer, pasi punonjësit e Bashkisë nuk pranuan t’i shtronin rrugën afër shtëpisë së tij.

Koxha ka refuzuar gjithashtu avokatin nga shteti dhe ka deklaruar se do ta gjejë vetë atë.

Në ngjarjen e rëndë të së enjtes, debati për rrugën dhe një shuplakë nga njëri prej viktimave, bëri që 51-vjeçari të merrte kallashnikovin dhe të zbraste breshëri plumbash në drejtim të punonjësve të Bashkisë që po drekonin në lokalin e fshatit.

Nga dora e Koxhës humbën jetën Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi, ndërsa i plagosur mbeti Astrit Hani, i cili vijon të jetë në spital.

51-vjeçari i tha grupit hetimor se i vrau 3 personat, sepse e kishin fyer dhe e kishin goditur me shuplakë. Në vendin e ngjarjes autoritetet gjetën 11 gëzhoja. Seanca për masën e sigurisë ndaj Koxhës do të zhvillohet ditën e hënë.

/tvklan.al