Një 20-vjeçar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së hënës në unazën jugore, në qytetin e Elbasanit. F.Sula po lëvizte në këmbë kur u përplas nga një automjet. Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa i riu gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Këtë të premte, policia e Elbasanit njoftoi se kishte bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shoferit të automjetit.

Ai është Aristir Dimo, një 65-vjeçar nga Fieri, i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./tvklan.al