I mori varësen nga qafa, kapet 31-vjeçari

I mori varësen nga qafa, kapet 31-vjeçari

18:01 22/04/2019

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar në Fushë-Krujë, i cili i mori me forcë nga qafa varësen një gruaje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 tek mbikalimi i Fushë-Krujës, ku gruaja po priste autobusin në stacion.

I dyshuri me iniciale A.Ç. (personi në foto), iu afrua dhe i mori varësen nga qafa. Një patrullë policie që ndodhej pranë vendngjarjes, ndërhyri duke e arrestuar disa minuta më vonë. 31-vjeçari u vu në pranga si dhe iu gjet varësja e vjedhur. Ai akuzohet për vjedhje me dhunë.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT