Një aksident me pasojë plagosjen e një 16-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë.

Policia e qytetit njofton se rreth orës 20:40, në fshatin Symiz, E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar R. J., rreth 16 vjeç, banues në Symiz.

Mësohet se 16-vjeçari ishte duke kaluar rrugën, por është përplasur nga makina dhe ka pësuar dëmtime të rënda.  Autoritetet njoftojnë se i riu ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Korçë, ku më pas u bë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale”, bën me dije Policia e Korçës./tvklan.al