Shpallet në kërkim një 39-vjeçar

Një 39-vjeçar nga qyteti i Durrësit është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, me pasojë vdekjen.

Burime zyrtare të policisë thonë se 39-vjeçari A.Z., u shpall në kërkim pasi “më datë 20, pas një konflikti të çastit ka shtyrë Z.K., 80 vjeç, banues në lagjen Nr.2 Durrës, për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën”.

I moshuari u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ndërroi jetë këtë të martë. Autoritetet policore vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al