Sateliti i parë i drunjtë i dizenjuar nga shkencëtarët japonezë është hedhur në hapësirë.

Shkencëtarët po shpresojnë të testojnë sesi mund të përdoret druri në eksplorimin e hënës dhe Marsit.

LignoSat do të dërgohet në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar me një mision të SpaceX përpara se të lëshohet në orbitën e Tokës.

Takao Doi, një astronaut që studion aktivitetin njerëzor hapësinor në Universitetin e Kiotos, thotë se përdorimi i lëndëve të riciklueshme do t’u lejojë njerëzve të “ndërtojnë shtëpi, jetojnë dhe punojnë përgjithmonë në hapësirë”.

Duke synuar të mbjellin pemë dhe ndërtojnë shtëpi druri në hënë dhe Mars brenda 50 viteve, ekipi i Doi ishte i vendosur për të krijuar satelitin e certifikuar nga NASA.

Druri është material më rezistent në hapësirë se në Tokë pasi atje s’ka ujë apo oksigjen që ta kalbë ose t’i vërë zjarrin. Edhe ndikimi mjedisor i satelitit pasi të mbarojë ciklin e tij do të reduktohet sepse do të shkaktojë më pak ndotje se sa homologët prej metali. 

“Satelitët metalikë mund të ndalohen në të ardhmen”, tha Doi. “Nëse ne provojmë që sateliti ynë i parë i drunjtë funksionon, mund t’ia shesim SpaceX të Elon Musk”.

LignoSat përbëhet nga honoki, një lloj peme manjole që është endemike në Japoni dhe është ndërtuar duke përdorur një metodë tradicionale vendase pa vida ose ngjitës. Sateliti do të qëndrojë për 6 muaj në orbitë përpara se të shkatërrohet./tvklan.al