I Ngarkuari me Punë i SHBA në Shqipërisë, David Wisner, është takuar sot me deputetet Klotilda Bushka dhe Dhurata Çupi, përkatësisht kryetare dhe nënkryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore.

Në njoftimin e ambasadës amerikane, thuhet se në këtë takim u diskutua për Avokatin e Popullit, Reformën në Drejtësi dhe për rolin e mazhorancës dhe opozitës.

“Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, i Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite. Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

/tvklan.al