Transformimi i pabesueshëm i Adele

Këngëtarja e njohur Adele bëri një rikthim të papritur në mediat sociale dhe habiti fansat me pamjen e saj. Kjo pasi Adele ka rënë jashtëzakonisht në peshë dhe fansat nuk po u besojnë dot syve.

Me anë të një postimi në Instagram me rastin e 32-vjetorit të lindjes, Adele falenderoi fansat për urimet.

Faleminderit për dashurinë tuaj në këtë ditëlindje. Shpresoj që të jeni të gjithë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë kësaj periudhe. Dua të falenderoj të gjithë ata që po punojnë dhe mundësojnë që ne jemi të sigurt”, shkruan Adele në postimin e saj.

Fansat nuk kanë ngurruar, por kanë komplimentuar këngëtaren për pamjen e re.

Për Adele, viti 2019 ishte mjaft i vështirë, pasi u nda nga burri Simon Konecki pas tre viteve martesë. Adele është treguar mjaft diskrete duke mos dhënë asnjë deklaratë në lidhje me arsyet e ndarjes.

Në këtë kohë të vështirë, këngëtarja mori vendimin për të rënë në peshë dhe gradualisht fillloi edhe transformimin e saj mahnitës, që padyshim e ka tjetërsuar këngëtaren./tvklan.al