Edhe Babagjyshi nuk mund t’i shmangë temperaturat e larta që janë regjistruar gjatë kësaj vere. “Vendlindja” e tij ka përjetuar një mot shumë të nxehtë ditët e fundit. Rajoni më verior i Finlandës, Lapland, që njihet gjithashtu si rezidenca zyrtare e Babagjyshit ka arritur një temperaturë rekord prej 33.5 gradësh të hënën. Finlanda nuk ka përjetuar temperatura të tilla që prej vitit 1914.

Të gjithë ata që e mendonin Skandinavinë si mënyrë shpëtimi këtë verë, mesa duket moti ka ndërmend t’u prishë planet. Finlanda në këtë periudhë është mësuar që t’i ketë temperaturat në 15-20 gradë. Përveç këtij shteti, edhe Norvegjia e Suedia janë duke u përballur me një mot të nxehtë.

Njerëzit kanë shprehur shqetësim në lidhje me temperaturat e larta dhe thonë se kjo ndodh për shkak ndryshimeve të klimës. Temperatura rekord janë shënuar në të gjithë botën. Në SHBA e Kanada ka pasur viktima prej nxehtësisë./tvklan.al