Studimi tregon se temperaturat ekstreme në Britani ishin më të larta se ato që kishin parashikuar modelet klimatike

Përkeqësimi i klimës ka bërë që vala e të nxehtit në Mbretërinë e Bashkuar ka gjasa të intesifikohet edhe gjatë viteve në vijim. Një analizë nga World Weather Attribution zbulon se temperaturat në Britani gjatë valës së të nxehtit, kur arriti 40.3 gradë Celsius, ishin më të larta se ato të parashikuara nga meterologët.

Studiuesit thonë se temperaturat ekstreme në Europën Perëndimore po rriten më shpejt se sa pritej. Për të zbuluar nëse vala e të nxehtit ishte shkak i ndryshimeve klimatike, shkencëtarët analizuan të dhënat e motit dhe simulimet kompjuterike për të krahasuar klimën siç është sot me klimën e së kaluarës, duke ndjekur metoda të rishikuara nga kolegët. Më pas ata analizuan temperaturat maksimale gjatë dy ditëve të valës së të nxehtit, kur Britania e Madhe u godit më rëndë nga moti i ngrohtë.

Nxehtësia ekstreme në Europën Perëndimore është rritur më shumë sesa kanë parashikuar modelet klimatike. Ndërsa modelet vlerësojnë se emetimet e gazrave serë rritën temperaturat në këtë valë të nxehtë me 2 gradë Celsius, të dhënat historike të motit sugjerojnë se vala e të nxehtit do të ishte 4 gradë më pak në një botë që nuk ishte ngrohur nga aktivitetet njerëzore.

Ekspertët e klimës janë të shqetësuar se kjo do të thotë se ndikimet e ngrohjes globale do të jenë edhe më drastike sesa mendohej më parë. Friederike Otto, një lektor i vjetër i klimës në Institutin Grantham për Ndryshimet Klimatike, Imperial College London, ka bërë të ditur se në Europë dhe pjesë të tjera të botës po shihen gjithnjë e më shumë valë të të nxehtit ekstrem që shkaktojnë temperatura ekstreme që janë rritur në shifra rekord sesa ato që kanë parashikuar modelet kompjuterike.

Sipas ekspertëve ky studim ngre shqetësimin se nëse emetimet e karbonit nuk reduktohen me shpejtësi, pasojat e ndryshimit të klimës në nxehtësinë ekstreme në Europë, e cila tashmë është jashtëzakonisht vdekjeprurëse, mund të jenë edhe më të këqija nga sa mendohet.

Studimi u krye nga 21 studiues si pjesë e grupit World Weather Attribution, duke përfshirë shkencëtarë nga universitetet dhe agjencitë meteorologjike në Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Afrikën e Jugut, Zvicër, Britani, SHBA dhe Zelandën e Re. Meteorologët kanë thënë se rezultatet e këtij studimi janë të qarta pasi konfirmojnë atë që ndryshimi i klimës po ka një ndikim të madh në temperatura, duke e bërë më të mundshëm nxehtësinë ekstreme.

Ekspertët kanë bërë thirrje për shkurtime të shpejta të emetimeve për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Vapa ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë Europën dhe mendohet se qindra vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar janë shkaktuar nga vala e fundit e të nxehtit.

Klan News