Lajme Arkiva – TV Klan 2001

E diela e sotme i ka nisur tiranasit drejt Durrësit. Vargu i gjatë i makinave është shtrirë përgjatë gjithë kilometrave që lidhin Tiranën me Durrësin. Vapa dhe i nxehti i thanë përfundimisht stop pranverës dhe i kanë lënë vendin sezonit të plazhit. Gjithë vija bregdetare e plazhit të Durrësit, ishte e mbushur me çadra dhe pushues që iu larguan zagushisë së qytetit. Ndërsa nëpër parkingjet e hoteleve shikoje makina shumica me targa të Tiranës. Si çdo fillim sezoni jo çdo gjë është gati. Rëra kryesisht në ambientet jo private është e papastër. Megjithatë e diela e tretë e Majit, ka hapur për qytetarët sezonin e plazhit 2001./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori