Të paktën 92 persona kanë humbur jetën në Indi përgjatë një jave si pasojë e temperaturave të larta. Ndërkaq mbi 500 persona janë shtuar në spitale. Autoritetet vendase shprehen se bilanci mund të rritet për shkak edhe të mungesës së ujit në disa qytete.

Termometri ka shënuar deri në 51 gradë Celsius dhe kjo është java e tretë që temperaturat ekstreme vazhdojnë të godasin Indinë pa pësuar asnjë luhatje. Në disa zona është shpallur gjendja e emergjencës.

Njerëzve iu është bërë thirrje që të mos dalin jashtë në orët e pikut, ndërsa shkollat ​​si dhe tregjet do të  qëndrojnë të mbyllura deri në mesin e javës tjetër.

Klan Plus