Temperaturat pritet të shkojnë deri në 45 gradë

Vala e të nxehtit afrikan, pasi pushtoi Europën duke shkaktuar edhe viktima, po i drejtohet SHBA-së dhe Kanadasë. Vapa ekstreme do të godasë disa vende si New York, Washington, Boston, Kansas City, Loisville etj. Temperaturat minimale do të jenë 36 gradë Celcius, ndërsa pritet që të rriten javën e ardhshme deri në 45 gradë Celcius.

Meteorologët thonë se kjo valë do të prekë pjesën më të madhe të shteteve në SHBA, ku rreth 200 milionë njerëz do të jenë të rrezikuar nga i nxehti.

Ekspertët e meteorologjisë japin alarmin se ngrohja globale dhe shkrirja e akujve në Arktik ka shkaktuar një efekt të quajtur rezonanca e valës planetare, që prodhon mot të pazakontë thuajse të gjithë globin.

Bëhet thirrje që qytetarët të konsumojnë ujë dhe lëngje të freskëta, si dhe të shmangin qëndrimin jashtë në orët e pikut.

Klan Plus