I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative,  policia ka arrestuar  drejtuesin e mjetit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në aksin rrugor  Skuraj – Fushë Milot. Në pranga ka rënë  Halil Pisku 55 vjeç, banues në Tiranë.  

Pisku i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip kamion me shpejtësi tej normave të lejuara.

Arrestimi i tij  u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin  për veprime të mëtejshme./tvklan.al