Për herë të parë, producenti i njohur hollivudian Harvey Weinstein ka pranuar në një intervistë për “Spectator” se u ka ofruar punë aktoreve në këmbim të seksit. Por shtoi se,

“kështu bëjnë të gjithë”.

“Po, u ofrova atyre role aktrimi në këmbim të seksit. Por kështu bëjnë dhe vazhdojnë të bëjnë të gjithë”

, ka thënë producenti.

66-vjeçari nuk pranoi në Gjykatë akuzat për përdhunim dhe akuzat e tjera seksuale të bëra nga dhjetra gra. Bashkëthemeluesi i studios “Miramax” doli para gjykatës muajin e kaluar, me pranga në duar. Ai pretendoi se pavarësisht kërkesave të tij, nuk e detyroi asnjëherë asnjë aktore që të kryente aktin. Ai u lirua duke lënë garanci pasurore, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Avokati i producentit deklaroi se Winstein nuk është përdhunues. Ndërsa shtoi se prokurorët mund të ngrenë akuza të tjera për shkak të numrit të madh të denoncimeve të bëra ndaj tij. Prokuroria pretendon se Winstein ka kryer me forcë seks oral me një grua në vitin 2006. Dënimi për këtë akuza nëse vërtetohet, është burgim i përjetshëm. Më shumë se 70 gra, të reja dhe disa prej tyre aktore të njohura, kanë akuzuar producentin se i ka ngacmuar seksualisht, duke përfshirë edhe përdhunimin dhe veprime të tjera seksuale.

/tvklan.al