Midis vreshtave, pyjeve me pisha dhe livando. Kështu zgjodhi stilisti i famshëm francez, Simon Porte Jacquemus, të festonte 10 vjetorin e krijimit të markës së tij, duke prezantuar edhe koleksionin e ri Pranverë 2020.

Në Provence, e cila ndodhet në jug të Francës, në kufi me Italinë dhe Detin Mesdhe, modelet dhuruan një nga shfaqjet më unike të zhvilluara ndonjëherë. Ngjyrat e ndezura, fustanet e gjatë, xhaketa oversize, ishin në sinkron me natyrën, duke bërë që gjithçka të duket si të jetë e dalë nga përrallat.

Ndonëse është shumë i ri në moshë, ai është i vetmi stilist që nuk paguan artistët të veshin rrobat e tij. Përkundrazi, Beyonce, Rihanna, Dua Lipa, si dhe Princesha e Monakos Charlene, kanë zgjedhur të blejnë rrobat e Jacquemus, për të cilin është një vlerësim i madh kjo zgjedhje e vajzave.

Klan Plus