Në bashkëpunim me grupet shqiptare janë kryer 50 atentate

Një i penduar shqiptar, ish pjesë e Ndrangheta, në zonën e Viterbos në Itali ka treguar për autoritetet paktin mes organizatave mafioze për ndarjes e zonave të qytetit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Sokol Dervishi ka thënë se plani mafioz nuk u arrit të vihej në jetë falë ndërhyrjes së karabinierëve.

Shqiptari në disa raste ka zbuluar sekretet, prapaskenat dhe organigramën e grupeve mafioze.

Dervishi ka qenë i besuar i kreut të organizatës Ndragheta. Ai Sipas tij, ka patur një akord mes bosit të Ndraghetas në Viterbo dhe një organizate shqiptare që drejtohej nga Ismail Rebeshi.

Dy organizatat ndihmonin njëra tjetrën dhe kishin vendosur të kontrollonin tregun e trafiqeve të paligjshme. Ato kanë realizuar 50 atentate, zjarrvënie, zhvatje dhe kërcënime të ndryshme.

Mediat italiane thonë se tashme i penduari Sokol Dervishi po zbërthen të gjitha ngjarjet me saktësi, pa harruar edhe trafikun e narkotikëve që ishte aktiviteti kryesor i organizatës shqiptare.

Tv Klan