Protagonistë të jetës publike i janë qasur formave të ndryshme të hapjes ndaj të kaluarës komuniste, si përmes regjistrimit të dëshmive nga të mbijetuarit e përndjekjes nga diktatura, vendosjes së veprave të artit në hapësirat publike apo shfrytëzimit të fasadave për të përcjellë mesazhe.

Arkitekti Gjon Radovani, regjisorja Ema Andrea, shkrimtari Agron Tufa dhe përkthyesja Elvana Zaimi krijuan “MEMO”, që historitë e asaj periudhe mos të mbeten thjesht nëpër libra, por edhe të dëgjohen.

55 histori si famëkeqi nen për propagandë dhe agjitacion rrëfehen në “MEMO”. Është hulumtuar në 27 tekste, dëshmi, në përpjekje për të ndërtuar fytyrën jo njerëzore të komunizmit.

Ky është vetëm fillimi i angazhimit të disa njerëzve që kërkojnë të japin kundrejt asgjëje ndihmën e tyre në një proces që i ka kapërcyer gjithë afatet e përballjes me të shkuarën diktatoriale dhe që si pikënisje ka hapjen e gjithë dosjeve.

Tv Klan