15 persona mbetën të plagosur pasi u goditën me një automjet në bulevardin para parlamentit britanik në Londër.

Autoritetet arrestuan shoferin e automjetit një person rreth të 20-ave.

Aktualisht po hetohet në pistën e një sulmi terrorist.

Personat e plagosur janë të gjithë drejtues biçikletash, pasi automjeti tip ‘Ford Fiesta’ ngjyrë argjendi hyri në korsinë e çiklistëve.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar edhe momentin e ngjarjes.

Automjeti lëvizte me një shpejtësi prej 50 kilometrash në orë.

Tv Klan