Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar pasi u kap duke qarkulluar me automjet me patentë të falsifikuar. I riu me iniciale A.S. përdorte një patentë false me foton e tij por me identitet tjetër.

Gjatë verifikimit nga policia, pasi u ndalua nga uniformat blu, rezultoi se dokumenti ishte i falsifikuar. 29-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare si dhe masa administrative plotësuese e heqjes së lejes së drejtimit, pasi qarkullonte në mënyrë abuzive gjatë kohës që i ishte pezulluar leja e drejtimit për një periudhë 12 muaj.

Në Korrik 2018, të riut i ishte pezulluar patenta reale për shkak se nuk i ishte bindur shenjës së ndalimit të patrullës së policisë rrugore dhe kishte konsumuar disa shkelje të tjera administrative. /

tvklan.al