Xhina, një telefonuese e rregullt e programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan, thotë se e ka “ndierë në lëkurë” mesataren e shkollës.  Ajo tregon se gjimnazin e përfundoi me një mesatare 9.5 dhe në zonën e vogël ku jetonte jepeshin 3 bursa, për të cilat kishte kriteret përkatëse. Xhina thotë se i plotësonte këto kritere, por nuk mundi ta niste shkollën e lartë për 3 vjet.

Xhina: Ideja është këtu, bëhet fjalëkëtu e 9 vite më përpara kur unë mbarova gjimnazin. Jepeshin 3 bursa, ishte zonë e vogël, jepeshin 3 bursa për studentët që nuk kanë mundësi ekonomike ta vazhdojnë shkollën. Kriteret ishin të atilla, por që unë i plotoësoja të gjitha kriteret për ta fituar atë bursë, nuk ma dha njeri. E morën dhe këtë gjë e konfirmojnë të gjithë ata që më njohin…

Aldo: E morën të poshtrit, po.

Xhina: Ishte sistemi arsimor i koklavitur dhe ishte çështje partish, Aldo, përfundimisht.

Aldo: Dihet ai muhabet.

Xhina: E morën ata që kishin status shoqëror, prindërit.

Aldo: Pra ti thua që statusin në shoqëri nuk ta përcakton mesatarja, por partia?

Xhina: Ishte në atë kohë, për sot s’di gjë, nuk di çfarë të them. Ideja është këtu që unë nuk e vazhdova dot vitin e parë, vitin e dytë, vitin e tretë, nuk e vazhdova dot shkollën e lartë. Për arsye ekonomike derisa unë u fuqizova, u bëra mirë për ta vazhduar, isha gati. Por punova, punova Aldo, punova shumë, hapa edhe një biznes timin online, sot kam edhe një biznes familjar. Ideja është që nuk më përcaktoi fare fakti që unë s’isha në shkollë të lartë, biles u bëra më e suksesshme duke u marrë me gjërat që unë vërtet pëlqeja.

Aldo: Kjo s’do të thotë që ata qaë dëgjojnë tani ta lënë shkollën fare.

Xhina: Jo. ky është një mesazh për të gjithë ato vajzat që deprimohen, që fatkeqësisht ka edhe mentalitet cungues shumë në zona të vogla dhe ndoshta vitin e parë apo të dytin, për shumë arsye ato nuk e vazhdojnë dot, doja të thoja që të mos dorëzohen./tvklan.al