Aktori i mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman ka njoftuar në rrjetet sociale se është infektuar me Covid-19.

Bashkëshorti i modeles shqiptare Almeda Abazi, është shprehur se ka marrë trajtim në shtëpi për një kohë, mirëpo trajtimin e mëtejshëm do e vazhdojë në spital.

“Sapo mësova se jam me Covid. Kisha marrë trajtim në shtëpi për një kohë dhe testet e kyera dolën negative. Megjithatë testi i fundit që bëra ishte pozitiv. Duket se mutacioni i ri i virusit nuk shfaqet në testet e para,” ështe shprehur Tolgahan.

Kujtojmë se aktori dhe modelja shqiptare pritet të bëhen prindër për herë të dytë, këtë radhë të një vajze./tvklan.al