Një burrë i cili për pak sa nuk u paralizua pasi një grumbull i madh me dru i ra sipër dhe theu shpinën, ia ka dalë që të ringrihet sërish në këmbë e të jetë më në formë se kurrë. Chris Arpino, i cili drejton biznesin e tij të mobiljeve u aksidentua në 2009-n. Mbi të ranë plot 380 kilogramë dru.

Për 2 vjet ai nuk mund të ecte dhe humbi edhe një veshkë, por sot, 3 herë në javë ai zgjohet në 3:30 të mëngjesit për të mbajtur në formë trupin.

Babai i një fëmije, i cili në kohën kur ndodhi ngjarja jetonte në Bude, Cornwall, gjatë kohës që kurohej u nda partnerja.

“I kisha të gjitha dhe i humba të gjitha

“, tregon Arpino.

Ndonëse theu shpinën dhe një prej veshkave ishte dëmtuar kaq shumë sa mjekëve iu desh ta hiqnin, Arpino nuk mori dëmtime serioze afatgjate. Megjithatë rruga për të arritur deri këtu ishte e gjatë dhe e vështirë.

Atij iu deshën 2 vjet për të ecur sërish dhe gjatë kësaj kohe i druhej faktit se do të përfundonte në karrige me rrota për gjithë jetën. Por pasi u ngrit në këmbë, ai vendosi që t’i futej një programi personal trajnimi dhe sot ai ka këtë trup.

/tvklan.al