U ndalua nga forcat “Shqiponja” në rrugë

Zgjati vetëm pak minuta arratia e një 28-vjeçari të ndaluar që mundi të largohej nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 kur i riu ishte shoqëruar pas akuzave të babait të tij për dhunë në familje.

Në momentin që po shoqërohej në katin e parë të ndërtesës ai ka goditur punonjësin e policisë dhe ka dalë në rrugë, por pak metra më tej është ndaluar nga forcat Shqiponja.

Tashmë ai është arrestuar për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë”,”Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Tv Klan