Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasje pasi një i ri u vra gjatë një zënke në një lokal në qendër të qytetit të Liverpulit.

Anthony Condron, 29 vjeç, vdiq në spital pas një grindjeje në Maya Bar në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Policia e Merseyside tha se burrat, një 22-vjeçar nga Liverpuli, një 24-vjeçar nga Aigburth dhe një 23-vjeçar nga Mossley Hill, po merren në pyetje nga detektivët.

Hetuesit janë veçanërisht të interesuar të flasin me një grup vajzash që mendohet se kanë qenë në lokal kur ka ndodhur sulmi, sipas autoriteteve.

Sipas

The Independent

viktima kishte shkuar për t’u argëtuar me të dashurën dhe me miqtë e tij.

Shërbimet e emergjencës u thirrën në lokalin në rrugën Wood Street pak pas orës 1 pasi ata morën një telefonatë se dikush ishte sulmuar.

Condron, nga Huyton, u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur në orën 2.24./tvklan.al