Tiranë-  Një i ri u plagos me armë zjarri pak pas mesnatë në rrugën “Bedri Karapici”, në zonën që njihet si “Qyteti i nxënësve”, Autori i dyshuar i ngjarjes, Shpëtim Tavo, u arrestua nga policia pak orë pas ngjarjes.

23-vjeçari i plagosur, Amarildo Koçeku, u gjet pa ndjenja nga një kalimtar i rastit. Pasi njoftoi policinë, i plagosuri u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia gjeti në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale, 3 gëzhoja dhe një makinë tip “Wolkswagen”.

Shkak i konfliktit që çoi në plagosjen me armë zjarri të Amarildo Koçekut dyshohet se është një debat në rrjetet sociale mes dy të rinjve.

Polica dyshon se autori i ngjarjes, Shpëtim Tavo i ka zënë pritë 23-vjeçarit dhe më pas e ka qëlluar më armë, duke e lënë të plagosur./ TV KLAN