24-vjeçari ishte konfirmuar pozitiv me Covid

Një 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i godinës së analizave në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

24-vjeçari është në gjendje të qëndrueshme dhe po i bëhen kontrollet e nevojshme për shkak të plagëve që ka marrë nga tentativa e vetëvrasjes.

Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit, i riu me inicialet H.G është paraqitur në spital me babain e tij, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid. Ata kanë hyrë në godinën e analizave, ku në mënyrë të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur.

Mendohet se shkak për tentativën e vetëvrasjes është tronditja që ka pësuar i riu kur ka mësuar se është infektuar me Covid.

Tv Klan