Një djalë në Vlorë i ka vendosur flakën qëllimisht shtëpisë së tij ditën e shtunë. Albi, korrespondenti i Vlorës i programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan, tregon se ky incident kishte ndodhur pasi djali përdorte lëndë narkotike dhe kishte dashur të shkulte gjërat elektrike në shtëpi.
Albi: Edhe ne kemi pasur incidentet tona. Kemi një lajm ku nuk e di nëse është dhënë edhe në lajme domethënë, ku ditën e shtunë në mos gaboj, një djalë i ka vënë flakën shtëpisë së tij. Është bërë e qëllimshme as që bëhet fjalë.
Aldo: Po ç’pati vëllai?
Albi: Po djali konsumonte pak nga këto lëndët e vogla, gjërat e vogla narkotike. Sipas të dhënave që kam, thuhet që ka dashur që të shkulte të gjitha këto gjërat elektrike, por fatmirësisht nuk e ka zënë korrenti thjesht ka bërë masë diku dhe i ka marrë flakë shtëpia. Ai është larguar në drejtim të paditur dhe është në kërkim, por që presim sa të kapet. /tvklan.al