Në 28 Shkurt, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e Jonidës, banore në Larushk të Fushë-Krujës.

Ajo është shtatzënë në muajin e 8-të, por prej tëmetit të 26 Nëntorit 2019 jeton në çadër.

Pas transmetimit të rastit, një djalë nga Fieri ka menduar të dhurojë një shumë prej 50 mijë Lekësh të reja, për dy muaj qira apo për shpenzime, që ajo ka nevojë.

Jonida: Shumë faleminderit nga ai, sepse ka bërë një kontribut shumë të madh për mua. /tvklan.al