Humb ndjenjat, transportohet me ambulancë në urgjencë

Pas ndalimit të qarkullimit të automjeteve, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, qytetarët kanë gjetur si mënyrë transporti biçikletat, por duket se edhe këto të fundit mund të kthehen në burim aksidenti.

I tillë është edhe rasti i këtij të riu në Tiranë, i cili pasditen e kësaj të mërkure u përplas me një pemë teksa lëvizte me biçikletë.

Në pamjet e siguruara nga tvklan.al, i aksidentuari shihet i shtrirë në tokë pa ndjenja, ndërsa disa qytetarë tentojnë t’i japin ndihmën e parë, pavarësisht frikës për virusin COVID-19 dhe distancës që duhet të ruajnë nga njëri-tjetri.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Xhanfize Keko në kryeqytet.

Kanë qenë qytetarët që kanë parë ngjarjen të cilët kanë telefonuar ambulancën, ndërsa burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al