Gjergj Gjeta tregoi në emisionin “Stop” se i biri 36-vjeçar, Gardiani, është me probleme të shëndetit mendor. Ai tha se djali ishte larguar nga shtëpia, ndaj dhe u detyrua të njoftojë komisariatin. Por djalin e futën në paraburgim, duke e privuar nga ilaçet.

“Kam një djalë 36 vjeç me sëmundje psiqike. Djali më është larguar nga shtëpia 3 ditë më parë dhe nuk ka marrë mjekim. Duke patur frikë se mos bën gjë nga sëmundja që ka, i jam drejtuar komisariatit për të ma ndaluar djalin dhe të futet në mjekim. Që nga ajo ditë, ai mbahet në qeli në paraburgim. Por unë kam kërkuar që të mjekohet dhe jo të mbahet në burg”,

shpjegoi zoti Gjergj.

Ai shtoi se i biri nuk ka kryer asnjë vepër penale për t’u mbajtur në paraburgim, ndaj dhe kërkoi ndihmë nga emisioni “Stop”. Ndërsa shefi i komisariatit pretendon se djali ka kundërshtuar punonjësit e policisë, duke mos marrë parasysh gjendjen e tij.

Kamera e fshehtë

Shefi i komisariatit:

Janë kryer të gjitha veprimet për kundërshtim të punonjësit të policisë. Mosbindje ndaj urdhrit të policisë, për t’u çuar në prokurori dhe janë dërguar materialet në prokurori. Është bërë shpallja në kërkim e djalit.

Qytetari: A mund të bëhet vepër penale për një të sëmurë psiqik?

Shefi i komisariatit:

Po, patjetër! E kemi ndaluar, siç është ligji.

Qytetari: E mban në burg 6 ditë, pa mjekim?

Shefi i komisariatit:

Sa ditë ka që nuk ka marrë mjekim?

Qytetari: Me qenë, e kisha mbajtur te shtëpia unë, prandaj jam ankuar te ti…

Shefi i komisariatit

:

Po!

Qytetari: Që aman ta çojmë në mjekim.

Shefi i Komisariatit:

Po pra! Pse s’ja sollën mjekimin? Kush të ndaloi ty t’ia sjellësh mjekimin? T’ia jap me zor unë.

Qytetari: Po të çohet atje ku ja japin.

Shefi i Komisariatit:

Atje do të shkojë sot, ose kur të vendosë gjykata do të shkojë.

Qytetari: Mirë, mirë! Hajt mirupafshim!

Veprat penale të Gardian Lekës, “përndjekje” dhe “mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, iu referuan prokurorisë.

Në datën 19 Shtator 2018, ora 11:00, u zhvillua seanca gjyqësore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, ku u vendos dhe masa e sigurisë për të pandehurin.

Gjyqtari:

Gjykata vendosi pranimin e kërkesës për të ndaluarin Gardian Leka. Masa e sigurisë “trajtim pranë spitalit psikiatrik në Tiranë”. Urdhërohet shtrimi i përkohshëm i të dyshuarit Gardian Leka në spitalin e burgut në Tiranë. Seancën e deklaroj të mbyllur!

Falë interesimit dhe këmbënguljes së emisionit “Stop” Gjergj Gjeta gjeti zgjidhje për të birin e sëmurë./

tvklan.al