Një ngjarje e rëndë është regjistruar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë në një market në Turqi. E reja me iniciale C.T. është therur me thikë në vendin e punës nga ish-kolegu i saj Murat Yıldirim, të cilin e kishte refuzuar.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e 13 tetorit në marketin e lagjes Aziziye në Provincën e Erzurumit.  I nervozuar nga refuzimi i të resë, Yildirim u fut në market ku e goditi tri herë me thikë punonjësen në sy të klientëve.

Autori i krimit më pas u neutralizua nga ana e personelit të marketit dhe u arrestua. C.T. u dërgua me shpejtësi në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por me tri plagë në pjesën e majtë të gjoksit dhe në shpinë./tvklan.al