Policia e Lezhës ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së martës ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një 25-vjeçariu i cili po udhëtonte me makinë. Sipas autoriteteve, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

“Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë”, njoftoi policia.

Dyshohet se ky person ka qëlluar drejt të riut për motive të dobëta. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të shtënat me armë ndodhën mbrëmjen e së martës. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati asnjë të lënduar./tvklan.al