Mehmet Qema humb jetën pas sherrit në mesnatë

Ky është 27-vjeçari Mehmet Qema, i vrarë mesnatën e kaluar ndërsa qëndronte në shoqërinë e miqve të tij në rrugën 5 Maji në Tiranë.

Ka qenë një grindje e çastit mes të rinjve që ka degraduar në përplasje fizike dhe ka përfunduar në vrasje me armë me autor Marjus Demën, shok me viktimën siç duket edhe në këtë foto ku ata janë të dy bashkë.

Dy të rinjtë ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të miqve të tjerë ku dyshohet se mes tyre ka nisur një debat dhe nga ky konflikt i çastit është përdorur dhe arma e zjarrit që la të vdekur 27-vjeçarin.

Fillimisht Qema u plagos rëndë me armë dhe është dërguar në spital, ku nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa janë shpallur në kërkim Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti, Frenkli Myftari e Xhuljano Koçi, për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Tv Klan