Melisa 24 vjeç ka rrëfyer se vuan nga një gjendje e rrallë e cila i rrit gjoksin vazhdimisht dhe kjo gjë bën që të ketë mjaft vështirësi në jetën e saj të përditshme.

Melissa është një infermiere 24-vjeçare, e cila, pavarësisht se ishte atletike dikur, tani ka vështirësi fizike për shkak të gjoksit të saj që i rëndon tepër.

E ftuar në emisionin E4 Send Nudes: Body SOS, ajo foli për jetën e saj me “gigantomastinë”,  një gjendje e rrallë që do të thotë se indet e gjirit rriten me shpejtësi dhe në mënyrë disproporcionale.

Ajo shprehet se nga të tjerët perceptohet se është më e madhe sesa mosha që ka, dhe kur del jashtë merr komente dhe ofendime që e kanë mërzitur tepër.

“Shumë njerëz më thonë sikur t’i kisha unë ato që ke ti, por ato nuk i kuptojnë pasojat që ka. Është diçka që as armikut tim nuk do ia uroja. Nuk më pëlqejnë, ndihem e turpëruar dhe sikur jam një e dëbuar. Nuk mund të përkulem dot dhe nuk mund të fle për shkak të dhimbjes që kam. Tani kam gjithmonë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës. Një ditë më parë po shikoja në pasqyrë dhe pashë disa mavijosje anash”, është shprehur Melissa.

Melissa ka zbuluar se do i nënshtrohet një operacioni për të zvogëluar gjoksin sapo të mbarojë studimet e saj për infermieri. /tvklan.al