Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të premteje rastin e Elios, i cili erdhi në jetë 13 ditë më parë me një diagnozë shumë të rrallë, e cila trajtohet vetëm në pak spitale të specializuara eruopiane.

Vogëlushi Elio ka lindur 13 ditë më parë, i mezipritur nga mami e babi, që prej 12 vjetësh. Por gëzimi i madh erdhi me dhimbjen e madhe të një problemi tejet të rëndë në zemrën e bebit. Një diagnozë shumë e rrallë, e cila trajtohet vetëm në pak spitale të specializuara në Europë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri tha se qeveria është pranë prindërve dhe Elio tashmë po trajtohet në Itali.

Por prindërit e Elios, nuk janë vetëm në këtë hall të madh. Ne ishim pranë tyre qysh ditën e parë dhe tanimë, bebi është në duart e specialistëve të duhur në Itali. Megjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rreziku i madh që i kanoset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin.” /tvklan.al