I sëmurë me Covid dhe pneumoni, ish-Presidenti ukrainas shtrohet në spital



I sëmurë me Covid dhe pneumoni, ish-Presidenti ukrainas shtrohet në spital

10:43 04/10/2020

Ish-Presidenti ukrainas Petro Poroshenko është shtruar në spital për shkak të pneumonisë pasi ai doli pozitiv me COVID-19, tha gruaja e tij më 3 Tetor.

Poroshenko është në një spital në Kiev, tha gruaja e tij, Maryna Poroshenko në një video të postuar në Facebook.

“Pavarësisht nga fakti që burri im ka pneumoni bilaterale, ai është me vullnet të fortë dhe po e demonstron këtë në luftën kundër sëmundjes,” tha ajo.

Ish-presidenti 55-vjeçar njoftoi më 29 shtator se ishte testuar pozitivisht për koronavirusin dhe tha se po merrte trajtim në shtëpi.

Ai vuan nga diabeti, i cili shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të komplikimeve nga koronavirusi.

Poroshenko është aktualisht anëtar i parlamentit dhe drejtues i partisë së Solidaritetit Evropian. Ai udhëhoqi Ukrainën pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe shpërthimit të konfliktit me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të vendit.

Ukraina, me një popullsi prej rreth 40 milionë, ka raportuar më shumë se 222,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 4,300 viktima. /REL




Të ngjashme