Një 70-vjeçar në Delvinë ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një muri të vjetër në banesën e tij.

Viktima me iniciale J.Ç. ka qenë duke punuar te një mur i vjetër i shtëpisë në fshatin Fushë-Veri. Por muri është shembur duke i shkaktuar dëmtime të rënda 70-vjeçarit.

Ky i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Por për shkak të dëmtimeve të rënda, fatkeqësisht 70-vjeçari ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al