Milani po vlerëson mundësinë e transferimit të sulmuesit Nicolo Tresoldi, pas kërkesës nga pronari Gerry Cardinale për të monitoruar situatën e tij.
Interesimi i drejtuesve kuqezi është rritur ndjeshëm pas tre golave që sulmuesi realizoi kundër Interit në stadiumin San Siro.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ky operacion konsiderohet i ndërlikuar për shkak të interesimit që pritet nga klubet e Premier League.
Profili i Tresoldi përputhet me parametrat e fondit RedBird për investimet te lojtarët e rinj, duke pasur karakteristika të ngjashme me brazilianin Endrick, i cili ishte objektiv i Milan në muajt e kaluar. Cardinale synon të përgatisë një plan për ndërhyrje në treg gjatë sesionit të janarit ose në atë të verës, duke kërkuar të shmangë konkurrencën.
Klubi italian shpreson të përdorë në avantazhin e tij faktin që lojtari është një tifoz i Milanit. Vlera e kartonit të sulmuesit aktualisht vlerësohet në rreth 50 milionë euro dhe pritet të pësojë një rritje të mëtejshme deri në përfundim të sezonit.
Klubi Club Brugge, i cili zotëron të drejtat e lojtarit dhe që negocioi me Milan për Jashari dy vite më parë, synon të arkëtojë një tjetër shumë rekord nga kjo shitje e mundshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
