I shkoi për vizitë në shtëpi, shoku e qëllon me armë

I shkoi për vizitë në shtëpi, shoku e qëllon me armë

09:51 07/01/2020

Një ngjarje kriminale ka ndodhur në fshatin Temal të Vaut të Dejës, ku janë raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, një 47-vjeçar me iniciale Gj.V. qëlloi me pushkë në drejtim të shokut të tij me iniciale P.L. Mësohet se ky i fundit kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e 47-vjeçarit por mes tyre lindi një debat për arsye të panjohura.

Në konflikt e sipër, 47-vjeçari mori armën dhe qëlloi në drejtim të shokut. Për fat të mirë, ai mundi të shmangej dhe nuk u prek nga asnjë plumb. Kanë qenë banorët e tjerë të zonës ata të cilët lajmëruan policinë duke thënë se kishin dëgjuar të shtëna me armë.

Uniformat blu shkuan me urgjencë në vendngjarje, dhe autori tentoi të largohej sapo pa makinat e policisë, por u lokalizua dhe u arrestua nga efektivët.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan dy pushkë pa leje. 47-vjeçari Gj.V. akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi